Në valën e pandemisë kompanitë e autobusave Prishtinë- Mitrovicë mbushin autobusin “Plotë” udhëtarë

Kosova po ballafaqohet me një valë të tretë të pandemisë Covid-19 gjatë javëve të fundit, shkruan Mitropol.
Si pasojë një numër i madh i qytetarëve kanë humbur jetën e shumë prej tyre janë infektuar, sidomos me variantin Delta të virusit covid-19.
Mirëpo kjo situatë nuk po iu duket fort e rrezikshme kompanive të autobusëve që operojnë në linjën Mitrovicë-Prishtinë-Mitrovicë, kjo për faktin se ata po e mbushin plotë udhëtarë autobusin e tyre.
Ndonëse ulëset po plotësohen me udhëtarë kjo nuk po u mjafton atyre, ata po e mbushin edhe “koridorin” plotë udhëtarë të cilët po qëndrojnë në këmbë deri në destinacionin e tyre.

Ky numër i madh i udhëtarëve është jashtë çdo rregulle dhe shkel të gjitha masat e vendosura nga Qeveria për mbrojtje nga virusi Covid-19, mirëpo në anën tjetër edhe jep impakt në infektimin e qytetarëve. /Mitropol/








