Në xhaminë e Shupkofcit, besimtarët marrin sexhadet me vete dhe falen, respektojnë rregullat anticovid-19

Xhamia e Shupkofcit po tregon shembull në respektimin e masave anticovid-19, shkruan Mitropol.
Xhemati i kësaj xhamie në mënyrë që t’i respektoj rregullat anticovid-19 në maksimum po i merr sexhadet nga shtëpia dhe me to po kryen namazin në xhami.

Vendosja e sexhadeve po vendoset duke respektuar distancën, e një gjë e tillë po mirëpritet nga qytetarët e vendit.
Dy fotot e postuara tregojnë më së miri për respektimin e rregullave anticovid-19 që po bëhet nga xhemati i kësaj xhamie. /Mitropol/








