Market Florenti
KOSOVËLAJME

Në Zubin Potok ende askush nuk ka votuar por as nuk ka asnjë monitorues nga partitë politike

 

Kryesuesi i komisionit zgjedhor në Komunën e Zubin Potokut, Ferid Shabani, është pyetur nga gazetarët se “a ka ndonjë person që ka ardhur për të votuar? Ai është përgjigjur shkurt duke thënë “jo, ende akoma”.

Premium Store

Më tutje ai ka treguar se si kryesues i kësaj qendre pret që votuesit ta shfrytëzojnë “mundësin e dhënë qoftë edhe në këto kushte të jashtëzakonshme. Shpresoj që votuesit të përgjigjen pozitivisht”.

Sipas tij, ai pret që të dalin rreth 8 për qind e votueseve nga numri i përgjithshëm prej 4 mijë e 111 votues që i ka komuna e Zubin Potokut.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për situatën e sigurisë. Sipas tij, çdo gjë është në rregull dhe shpreson që të shkojë kështu deri në fund.

Ai është pyetur se a ka ndonjë qytetarë serbë që është vëzhgues në këtë pikë të vendvotimit?

“Në këtë vendvotim nuk ka, ndërsa në qendrat tjera të votimit ka”, është përgjigjur ai. “Në këtë vendvotim nuk ka as një përfaqësues të asnjë subjekti politik”, ka përfunduar ai./Dukagjini

Premium Store