Active 2
02LAJME

Nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, Policia e Kosovës arreston një person në veri të vendit

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë-veri me zyrtarët policor në stacionet policore respektive vazhdon me angazhimet e saj aktive në zbatim të ligjit, parandalimin dhe luftimin e veprave penale të të gjitha llojeve.

Në funksion të përmbushjes së këtyre detyrave dhe përgjegjësive sot më 20.03.2023, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet tjera të specializuara dhe ato të antidrogës është arritë deri tek pranimi i informacioneve relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit.

Active 1

Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale:

· Dy (2) arm të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë

·Dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës

· Një revole, e tipit zastava

·Dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Premium Store