
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Kurti po ndodhen sot për nderime në kompleksin memorial të familjes së komandantit legjender Adem Jashari në Prekaz, shkruan Mitropol.
Përgjatë tërë kohës ata po i shoqëron flamuri i UÇK-së, në 24 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare, ditë kjo që begaton edhe më shumë nënotorin e shqiptarëve.
Homazhet krerët e shtetit do i vazhdojnë tek Shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë në ora 10:00, e më pas tek Shtatorja e Zahir Pajazitit poashtu në Prishtinë në ora 10:20.
Krerët e shtetit po shoqërohen në homazhe nga të gjithë ministrat e Qeverisë Kurti./Mitropol/







