02LAJME

Nëna mitrovicase thotë se u detyrua ta ndalë fëmijën nga shkolla për shkak të dhunës, ka një apel për organet e arsimit dhe policinë – Shkolla “hudh topin” të policia

Një nënë mitrovicase ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rastin e djalit të saj, ku për shkak të dhunës ndaj tij është detyruar ta ndalë fëmijën nga shkolla.

Ekipi i Veriu.info ka intervistuar qytetaren menjëherë pasi ajo ka lajmëruar rastin në redaksinë tonë.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

“E kam qu raportin në polici, edhe para kësaj here e kam raportu rastin dy here, sen, e kena raportu rastin, hala sen, kur t’myten me thika, me sene, mos ma bir raportin hiq, spo m’vyn sen” tha ajo.

“Sa te kryj me juve, ko me shku me fol me psikologen personalisht, ka me e pagu vet, ko me mar me e pru në shkollë, le t’merret me to, institucionet spo merren, po duhet me ju thirr gazetar si juve.”

Në pytjen tonë se si është gjendja e djalit të saj dhe se a është duke ardhë në shkollë, ajo u shpreh, “Shumë problem, jo, dy ditë e kam qu, diten e parë jon bo kisha po hin pi kontrollojna, për duhanin, për telefonat, për thikat, për videot e telefonave, se kam qu mo, qa me e qu, ndjehet i rrezikum normal, si çdo fëmijë.”

Drejtori i shkollës “Musa Hoti”, Iset Beka për rastin në fjalë tha, “Ata tash e kanë marrë organet, është i lajmrum në polici! Rasti është nën hetime, është në procedurë tash. Shkoni aty është ajo policja përballë shkollës dhe ju tregon krejt.”

Ndërkohë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, tha – “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se në Polici nuk ka rast të inicuar lidhur me ndonjë incident apo vepër që ndërlidhet me shkollën fillore në fshatin Frashër.”

Veriu.info tentoi të marrë edhe një prononcim lidhur me rastin nga drejtoresha e arsimit, Drita Kadriu, por që kjo e fundit nuk pranoi që të deklarohet.