Nënkryetari i Listës Serbe pjesë e sanksioneve të ShBA-së kundër grupit të krimit të organizuar në veri

Milan Radojiçiq nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve që ShBA-ja përkatësisht Departamenti i Thesarit sot vendosi ndaj grupit të krimit të organizuar që operon në veri të Kosovës.
Lista përfshin edhe bosin e krimit në veri, Zvonko Veselinoviqin dhe vëllain e tij Zharko Veselinoviq.








