Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri i përkushtuar ndaj fesë, fali Fitër Bajramin në palestrën “Minatori”

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri shpeshherë shihet në mesin e besimtarëve mitrovicas teksa kryen ritet e fesë Islame, shkruan “Mitropol”
Ai sot ka falur namazin e Fitër Bajramit bashkë me shumë qytetarë në palestrën e sporteve “Minatori”.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me shumë qytetarë, mora pjesë në namazin e Fitër Bajramit që kësaj radhe u mbajt në Palestrën “Minatori”.
Pasi u fal Bajrami, përgëzuam njëri-tjetrin për sakrificën e Ramazanit dhe uruam festën.
Gjithë qytetarëve të Mitrovicës, ua uroj këtë festë, me lutjen që festat e tjera të na gjejnë kështu të bashkuar.







