Nënkryetari Tahiri ndanë mirënjohje për personalitete të ndryshme që kontribuuan në vitet e 90-ta

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka zhvilluar takim në Shipol ku ndau mirënjohje për personalitete të ndryshme që kontribuuan në vitet e 90-ta, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se aty pasti rastin të dëgjoj nga afër rrëfime për kohën kur angazhimi për vendin ishte rrezik për jetën.
Postimi i plotë:
Takim i përzemërt në Shipol, ku bashkë me kryetarin e Këshillit të Sigurisë në Bashkësi, z.Salih Meha, kemi takuar dhe ndarë mirënjohje për personalitete të shquara që kanë kontribuar gjatë viteve të 90-ta.
Pata rastin të bisedojmë dhe të dëgjoj nga afër rrëfime për kohën kur angazhimi për vendin ishte rrezik për jetën.
I falënderova dhe i sigurova se kontributi i tyre është motiv i gjeneratës tonë për të vazhduar punën dhe zhvillimin e qytetit tonë!








