
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës se Jugut, Arian Tahiri, tha se ndërtimi i dy urave mbi Lumin Ibër do ta lehtësojë jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit, shkruan Mitropol.
Tahiri, për RTV21, tha se nuk pret qe ato të nxisin tensione.
“Secila urë jo vetëm në Mitrovicë por gjithandej Kosovës është e dobishme, kontribuon pozitivisht në mirëqenien, zhvillimin e qytetit dhe jetën e qytetarëve. Nuk nxisin tensione janë shumë të dobishme dhe i gëzohen dhe qytetarët serbë”, tha Tahiri./Mitropol/








