
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, së bashku me drejtorë komunal, asamblistë, përfaqësues të Shoqatave të Dalura nga Lufta, familjarë të dëshmorëve bënë homazhe dhe përkujtuan dëshmorët, Mursel Boletini së bashku me shokët Bislim Trepça, Fehmi dhe Ferit Preteni nga komanda e UÇK-së të ZOSH-së të cilët ranë heroikisht në altarin e lirisë 24 vite më parë.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ka shprehur respektin më të thellë për dëshmorët për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
“Përjetësisht përulemi para veprës dhe sakrificës së madhe të dëshmorëve, ku falë gjakut të tyre ne sot kemi një shtet të pavarur dhe sovran. Andaj ne si institucione duhet të vazhdojmë me punë të mira në jetësimin amanetit të tyre” është shprehur nënkryetari Tahiri.








