Medi
02LAJME

Nënkryetari Tahiri takohet me përfaqësuesit e komunitetit romë në Mitrovicë

Ditën e sotme nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni pritën në takim përfaqësues të komunitetit romë në Mitrovicë.

Në këtë takim përfaqësuesit e komunitetit romë kërkuan që për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, me datën 8 prill, para objektit të komunës të ngritët flamuri i popullit romë, transmeton Mitropol.

Active

Nënkryetari Tahiri ofroi mbështetjen e tij në realizim e kërkesës së tyre si dhe i siguroi të pranishmit se do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe të institucioneve lokale, duke theksuar se çdo komunitet do t’i gëzojë të gjitha të drejtat dhe të ofrohen mundësi të barabarta për të gjithë.

Active 1