
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ditën e sotme ka takuar ikonën e basketbollit, Fikret Handzic.
Ata janë takuar në Ljublanë ku edhe kanë pirë kafe, shkruan ‘Mitropol’.
Nënkryetari Tahiri tha se me Fikret Handzicin ndanë shumë kujtime krenarie dhe emocionuese.
“Ai ka qenë dhe mbetet një prej basketbollistëve më të dashur nga Torcida dhe qytetarët e Mitrovicës” shkroi Tahiri.
Postimi i plotë:
I lumtur që sot në Ljubljanë takova ish-bashkëlojtarin dhe mikun tim të çmuar dhe të qytetit të Mitrovicës, ikonën e basketbollit, Fikret Handzic.
Me Fikren kemi shumë kujtime krenarie dhe emocionuese. Ai ka qenë dhe mbetet një prej basketbollistëve më të dashur nga Torcida dhe qytetarët e Mitrovicës.
Përkushtimi i tij në lojë dhe emocionet që përjetonte duke i mbrojtur ngjyrat e qytetit, janë në zemrat e secilit mitrovicas.
Mikun e madh të Mitrovicës e falenderova për gjithçka që ka bërë për Trepçën???? dhe Mitrovicën.







