
Nënkryetarja e LDK-së në Vushtrri, Edona Gashi ka reaguar për qasjen e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë ndaj kandidates, Xhevahire Izmaku, shkruan Mitropol.
Gashi tha se kur një kryetar i komunës e redukton një debat politik në fjalë si “ti i ke ndërruar syzat”, ai në fakt po tregon sa shumë e frikëson zëri i një gruaje që mendon me kokën e vet.
Reagimi i plotë:
REAGIM
Në vitin 2025, kur gratë udhëheqin kompani, institucione e familje me dinjitet e përkushtim, është e dhimbshme të dëgjosh një burrë në politikë që, në vend se të flasë për ide e punë, zgjedh të ofendojë një kandidate vetëm pse është grua.
Kur një kryetar i komunës e redukton një debat politik në fjalë si “ti i ke ndërruar syzat”, ai në fakt po tregon sa shumë e frikëson zëri i një gruaje që mendon me kokën e vet.
Ne gratë nuk e ndërruam as karakterin, as vizionin – por po, kemi ndryshuar mënyrën si e shohim botën: më kthjellët, më guximshëm dhe më me vetëbesim.
Dhe këtë sy politik të ri, s’mund të na e errë askush me paragjykime të vjetra.
Turp!
Edona GASHI
Nënkryetare – LDK Vushtrri








