
Bedri Hamza nesër do betohet si kryetar i ri i Mitrovicës, për ta marrë edhe zyrtarisht mandatin e kryetarit për 4 vitet e ardhshme, shkruan Mitropol.
Seanca do mbahet në ora 10:00 në ambientet e Kuvendit Komunal ku do kryejnë betimin edhe asambleistët e rinj.
Ditë më parë Hamza publikoi ftesën për datën 1 dhjetor, mirëpo dje ai vendosi ta bëjë betimin 5 ditë më herët.
Ndërkohë, duhet theksuar se Hamza ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë marrëveshje koalicioni për qeverisjen e re, mirëpo siç njoftoi “Mitropol”, disa nga emrat e drejtorëve janë vendosur tashmë./Mitropol/








