
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se nesër përmbyllet fushata në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Hamza tha se do të takohen nesër në ora 17:30 në AMC Hall.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Nesër, më 27 dhjetor, nga ora 17:30, në AMC HALL në Prishtinë, e mbyllim fushatën duke hapur një kapitull të ri për Kosovën.
Fushata jonë është për punëtorët që kërkojnë dinjitet, për të rinjtë që duan shpresë, për familjet që meritojnë siguri dhe për një Kosovë që ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
Bashkohuni me ne.
Le ta mbyllim fushatën me pozitivitet, ashtu siç do ta hapim fitoren tonë!
Bashkë. Përpara.
#PDK130








