Aurora Group
LAJME

New York Times: Protestat më të mëdha në Serbi që nga përmbysja e Millosheviqit

Gjatë së shtunës është mbajtur protesta e pestë radhazi që nga fillimi i majit në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Protestat “Serbia kundër dhunës” kanë filluar si pasojë e dy masakrave që ndodhë, njëra shkollë në Beograd tjera në një fshat në rrethinë të Beogradit ku mbetën 18 persona të vrarë.

Për këto protesta ka shkruar e prestigjiozja amerikane “New York Times”, ku në një artikull i ka cilësuar këto protesta si më të mëdha në rrugët e kryeqytet serb që nga përmbysja e 5 tetorit të vitit 2000, kur u përmbys qeveria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Medi

“Protestat në Serbi për të shtënat masive radhazi muajin e kaluar u përhapën të shtunën në demonstratat më të mëdha në rrugët e kryeqytet, Beograd, që kur demonstruesit rrëzuan Slobodan Millosheviçin si president i Serbisë në vitin 2000”, shkruan “New York Times”.

Gjithashtu, në artikullin dedikuar këtyre protestave shkruhet se protestat janë shëndrruar në një revoltë kundër sundimi gjithnjë e më autoritar të presidentin Aleksandër Vuçiq.

“Protestat janë shndërruar në një revoltë më të gjerë, por deri më tani, paqësore kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të zotit Vuçiç, i cili ka qeverisur kombin ballkanik, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, për gati një dekadë. Z. Vuçiq e filloi karrierën e tij politike si një nacionalist radikal gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990, por ka kërkuar në vitet e fundit të paraqitet si një udhëheqës pro-evropian i etur që Serbia të ringjallë përpjekjet e saj të ngecura për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai ka hequr dorë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, por Serbia votoi në Kombet e Bashkuara për të dënuar Moskën”.Shumë protestues gjatë të shtunës brohoritën për dorëheqjen Vuçiç dhe një grup lëshoi ​​tullumbace me helium duke mbajtur një pankartë me mesazhin “Vuçiq ik” nën një foto të madhe të presidentit.

Premium Store