Nexhmedin Spahiu drejtuar kryeministrit Kurti: Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri

Kryeministri i vendit, njëherësh, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot, në mbledhjen e 51-të me radhë e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, u mburr për punën e bërë në vend që nga viti i themelimit të partisë, shkruan ‘Mitropol’.
Një ndër temat e përmendura në këtë mbledhje ishte edhe ‘Bashkimi Kombëtar’ me Shqipërinë, rëndësin e të cilit Kurti tha se nuk duhet ta harrojmë.
Pas kësaj, analisti Nexhmedin Spahiu ka dalur me një reagim i cili i thërret kryeministrit për koncentrim.
“Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri të Kosovës, kur e di që Edi Rama do t’ia kthejë Serbisë tërë Kosovën siç ka bërë paraardhësi i tij politik Enver Hoxha”, shkroi Spahiu.
Statusi i plotë:
Kryeministër koncentrohu!
Nuk mundesh me i bindë policët e ushtarët me e mbrojtë me jetë flamurin e Kosovës në Veri nëse ti tregon se e ke në zemër një tjetër flamur. Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri të Kosovës, kur e di që Edi Rama do t’ia kthejë Serbisë tërë Kosovën siç ka bërë paraardhësi i tij politik Enver Hoxha.








