Në Seancën Administrative të mbajtur sot, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin Nexhmi Rexhepi kryetar të kësaj gjykate.
Kështu ka bërë të ditur Kushtetuesja në një njoftim për media.
Mandati i Rexhepit do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin 9-vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Nexhmi Rexhepi studimet në drejtësi i ka mbaruar në vitin 2001, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut, i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004.
Ndërsa gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.
FOTO: Nexhmi Rexhepi