“Nga 100, vetëm 4 janë kthyer të gjallë”, politikania ruse tregon çfarë po i ndodh ushtrisë së Putinit në Ukrainë

Politikania ruse, Lyudmila Narusova, ka pranuar se Rusia është duke u përballur me humbje të mëdha sa i përket forcave ushtarake në luftën në Ukrainë.
Siç raporton NEXTA TV, ajo ka treguar se si një grup prej 100 rekrutësh që ishin dërguar për të luftuar në Ukrainë, gjallë janë kthyer vetëm katër prej tyre.








