
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të merren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19
Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, sot në orët e pasditës është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.








