Aquapark 1
02LAJME

Nga kjo e premte nis falja e xhumasë së dytë në ora 13:00 në xhaminë “Isa Beg”, xhumaja e parë në ora 12:00

Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë ka njoftuar se duke filluar nga dita e premte, më 31 tetor 2025, do të fillojë falja e namazit të dytë të xhumasë në xhaminë “Isa Beg”, shkruan Mitropol.

Kjo praktikë po vendoset për t’iu ardhur në ndihmë numrit të madh të besimtarëve që frekuentojnë xhamitë, sidomos pas ndryshimit të orës zyrtare që ndikon në orarin e faljeve.

Tripika

Sipas njoftimit zyrtar, xhumasë e dytë do të falet nga ora 13:00 në xhaminë Bajrampasha Isa Beg, një nga xhamitë më të frekuentuara të qytetit. Ndërkohë, xhumasë e parë, për shkak të ndryshimit të orës, do të falet nga ora 12:00.

Ky vendim vjen si përgjigje ndaj nevojës për organizim më të mirë të besimtarëve, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të kryejnë detyrimin e tyre fetar në kushte të qeta e të rregullta./Mitropol/

Koha