Nga nesër me ‘marrëveshje të fshehtë’ mes pronarëve shtrenjtohet çmimi i kafesë nga 0.70 cent në 1€ në Mitrovicë

Më 28 qershor “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një takim të fshehtë që ka ndodhur në mes pronarëve të kafeneve të Mitrovicës.
Në këtë takim ishte vendosur të shtrenjtohet çmimi i kafesë.
Burime të “Mitropol”, patën njoftuar se në atë takim të gjithë pronarët që ndodheshin në takim u patën dakorduar që çmimi i kafeve nga 0.70 centë të bëhet 1 euro.
Në lidhje me këtë lajm nuk ka pasur asnjë reagim nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mirëpo shumë qytetarë janë ankuar për këtë shtrenjtim, i cili vie në vazhdën e shtrenjtimeve të tjera që po iu bëhen produkteve ushqimore.
Produktet me çmim të shtrenjtuar do servohen prej nesër, të hënën./Mitropol/








