
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha kanë arritur mbrëmë vonë në spitalin e Pejës për të vizituar të plagosurin në Pejë.
Ato të dyja kanë ndërprerë vizitën e tyre Shqipëri dhe janë nisur drejt Spitalit të Pejës.
Në pamjet nga hyrja e spitalit shihet se ato kanë qenë në shoqërim të deputetes së VV-së, Fatmire Kollqaku nga Peja.
Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.









