Premium Store
02EKONOMILAJME

Nga sot për 1 kafe në Mitrovicë do të paguani 70 cent, s’ka më kafe me 50 cent

Që nga dita e sotme, çmimi i kafes në qytetin e Mitrovicës do të bëhet 70 cent. Pronarët e lokaleve thanë se arsyeja e rritjes së çmimit është për shkak të shtrenjtimit të produkteve bazë të përgatitjes së kafesë.

Udhëheqësit e lokaleve që deri tashti shërbyen çaj e kafe për 50 cent janë të bindur se mitrovicasit mund ta përballojnë këtë ngritje.

Medi

Megjithëkëtë, plani i tyre mund të bie ndesh me ligjet për mbrojtjen e konkurrencës.

Në autoritetin e konkurrencës thanë se caktuan takime për javën e ardhshme me përfaqësuesit e bizneseve dhe organet komunale që të marrin vesh gjendjen dhe të ndalin marrëveshjet e kompanive për koordinim të çmimeve.

Weelnes