
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të premten, ishte paraparë të mbahet seanca gjyqësore ndaj 20 zyrtarëve policorë që u arrestuan në veri të vendit, më 2019.
Megjithatë, kjo seancë dështoi për shkak të mungesës së avokatëve, njofton Klan Kosova.
Avokati Musa Damati u ankua se gjykata në përgjithësi nuk po e menaxhon mirë këtë rast.
Seanca e radhës për të akuzuarit, pjesa më e madhe e të cilëve janë serbë, u caktua për 18 e 19 maj.








