02LAJME

Ngjarja e rëndë në Kçiq të Madh ndodhi në shtëpi të familjes Brahimi (Azemi)

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot rreth orës 16:30 në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës me ç’rast 15 persona të një familjeje kanë pësuar lëndime, raproton “Mitropol”.

Market Florenti
Roadside

Burime të “Mitropol” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes Brahimi të cilët rishtazi e kanë ndërruar mbiemrin në Azemi.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Nga shpërthimi u dëmtua edhe infrastruktura e shtëpisë, me ç’rast dera doli nga vendi e muret e shtëpisë u çanë edhe nga jashtë.

Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.”, tha ai.

Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

Burime të “Mitropol” brenda Emergjencës së Spitalit në Mitrovicë bëjnë me dije se dy nga 15 familjarët e lënduar kanë pësuar lëndime më serioze.

Gazeta tentoi të marrë një konfirmim edhe nga zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa Hakaj por e njejta ishte e paqasshme në telefon deri në momentin e publikimit të artikullit./Mitropol/