LAJME

Nipi i Adem Grabovcit gjendet i vdekur në Prishtinë

Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci.

Market Florenti
Roadside

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi prekës në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se burri që vdiq është djali i nipit të tij që kishte vdekur dy vjet më parë.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Ai ka bërë me dije se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00, në fshatin Saradran të Istogut.

“PASKA EDHE MË VËSHTIRË! POR, DERI KUR, ZOT? Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht. Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka shkruar Grabovci.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.

“HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.