Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së
Former Kosovo President Hashim Thaci attends his war crimes trial in The Hague, Netherlands April 3, 2023. Koen van Weel/Pool via REUTERS
Po vazhdon gjykimi në Gjykatën Speciale të Hagës.
Sot ka vazhduar dëshmia e dëshmitarit 105.
Ai është me masa mbrojtëse, mirëpo në bazë të përgjigjeve, del se është serb.
“Prokuroria thirri dëshmitarin e 105-të, W00344, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999 dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së”, tha prokurori.