
Komuna e Mitrovicës po shënon sot me një ceremoni solemne nisjen e punimeve për hapjen e rrugës së shumëpërfolur “Lah Nimani” në Mitrovicë.
Kjo rrugë që gjendet pranë shkollës fillore “Eqrem Çabej” do lidhë pjesën nga palestra e sporteve me rrugën që dërgon drejt Lagjes së Boshnjakëve ku ndodhen marketet e shumta të qytetit.
Ekzekutivi komunal sot u mblodhën pikërisht tek bina e ngritur pranë vendpunishtes nën organizimin e shkëlqyeshëm të UmbrellaGroup.tv, organizim ky në të cilin krerët e Komunës iu drejtuan qytetarëve.
“Mitropol” raportoi ekskluzivisht për nisjen e punimeve në hapjen e kësaj rruge e cila do lirojë në masë të madhe trafikun në Mitrovicë.
Hapja e rrugës “Lah Nimani” dhe “Ali Zeneli” ishin ndër premtimet kyçe të fushatës së kryetarit Hamza./Mitropol/






