
Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot.
Kanë nisur të mblidhen sërish serbët lokalë para objektit komunal të Leposaviqit, në ditën e tretë të protestave. Dhjetëra protestues janë parë para objektit, që është i rrethuar nga forcat e KFOR-it. Në oborr të objektit janë vetura të policisë dhe vetura zyrtare.
Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.
Së paku 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.








