Premium Store
KOSOVËLAJME

Nis protesta kundër Gjykatës Speciale, mes protestuesve edhe Rafet Ibishi, kryetari i OVL të Mitrovicës

Në hapësirën përpara hotel “Grandit” në Prishtinë janë grumbulluar qytetarë të shumtë të cilët po marrin pjesë në protestën e ftuar nga PSD-ja në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Në protestën e titulluar “Jo në emrin tim” po marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e deputetë të PDK-së.

Weelnes

Mes tyre edhe kryetari i OVL-UÇK të Mitrovicës, Rafet Ibishi, shkruan “Mitropol”.

Kjo protestë ka ardhur pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

Koha