Premium Store
02LAJME

NISMA i bashkohet koliacionit me PDK-në në Vushtrri, Xhafer Tahiri po ngelet i vetmuar

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate në Vushtrri kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Idrizi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Weelnes

Idrizi ka falënderuar degën e Nismas në Vushtrri për rreshtimin, sipas tij, të duhur dhe për të mirën e qytetit.

Postimi i plotë i Idrizit:

Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate.

Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit.

Faleminderit!

Na priftë e mbara!

Koha