Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, vdekja cilësohet si e dyshimtë

Sot rreth orës 13:20 një person i moshës 81 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë.
Siç ka bërë të ditur për Mitropol, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, vdekja është cilësuar si e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet në zbardhjen e rastit ndërkaq trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.






