
Sot rreth orës 13:00, ‘Mitropol’ raportoi se një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti konfirmoi për ‘Mitropol’ se një person ka pësuar lëndime nga aksidenti.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq , një aksident trafiku ndërmjet dy veturave të përfshira si pasoj e aksident një person i lënduar”, tha ai.







