Një kompani e autobusëve Prishtinë-Mitrovicë tenton ta mashtroj shtetin, lëshon kupona fiskal paushall

Një kompani e autobusëve që vepron në linjën Prishtinë- Mitrovicë po lëshon kupona fiskal paushall, raporton Mitropol.
Ani pse bileta e autobusit kushton 1 euro, në kuponin fiskal të lëshuar nga kompania e autobusëve çmimi del të jetë 0.50 cent.
Qytetari i cili ka dërguar fotografinë e kuponit në redaksinë e Mitropol thekson se personalisht ai ka paguar biletën 1 euro.

“Jam ne autobus për Prishtinë, edhe e pagova rrugën 1€. Kondukteri e pat një duq me kupona fiskal, edhe ma dha një duke m’thënë “qe maje qita qaty”, shkroi qytetari.
Tutje qytetari dyshon se me këto veprime ndoshta po tentohet të mashtrohet ATK-ja.
“Ndoshta është duke e bo për mashtrim ndaj ATK-së.”, shtoi qytetari.








