Një mbrëmje mirënjohjeje në Mitrovicë: Kolegët nderojnë Resa Istrefin në 65-vjetorin e saj dhe pensionimin e merituar

Në një atmosferë të ngrohtë e plot emocione, zyrtarë të Komunës së Mitrovicës u mblodhën për një darkë kolegiale në nder të Resa Istrefit, zyrtares së Gjendjes Civile, e cila pas dekadave shërbimi po i jep fund karrierës së saj me pensionimin e merituar, shkruan Mitropol.
Në të njëjtën kohë, kjo mbrëmje mbante mbi vete edhe një arsye tjetër të veçantë, festimin e ditëlindjes së saj të 65-të.
Resa Istrefi është ndër ato emra të administratës lokale që njihen për zellin e punës dhe qasjen njerëzore ndaj qytetarëve.
Kolegët, me radhë, rikujtuan momente nga përditshmëria e zyrës, qoftë ato të mbushura me stres, qoftë ato me humor, ku Resa gjithmonë shquhej për qetësinë, korrektësinë dhe këshillat e urta që ua jepte të gjithëve.








