Dukato 2
KOSOVËLAJME

Një muaj paraburgim në Serbi për ish-policin Arbnor Salihu

Ish-polici i Kosovës, Arbnor Salihur, i cili u ndalua të dielen nga shteti serb për t’u marrë në pyetje mbi rastin “Banjska”, është ndaluar në paraburgim prej një muaji në Serbi, shkruan Mitropol.

Arbnor Salihu, mëson IndeksOnline, sot ka dalur para Gjykatës Komunale të Kikindës.

Active

Mbi këtë rast dje ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë.

Për paraburgimin ka reagur avokati i tij, Arianit Koci, i cili tha se për këtë rast të paraburgimit, kërkoj angazhim të drejtpërdrejt të shtetit të Kosovës.

“Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit. Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht.”, tha ai.

Tutje ai tregoj se nesër do të niset drejt Suboticës, për ta kryer, sipas tij, punën që do të duhej ta kryente shteti i Kosovës./Mitropol/

Active