Premium Store
02LAJME

Një muaj paraburgim për 61-vjeçarin që dyshohet për sulm seksual ndaj 11-vjeçares në Vushtrri

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar.

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur para dy ditësh në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të moshës 11-vjeçare.

Active

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e mitura është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 61-vjeçare teksa ndodheshin në një market.

Gazeta Sinjali zbuloi se bëhet fjalë për Bahri Bajrami që është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar kërkesë për paraburgim dhe pas seancës dëgjimore e cila është mbajtur sot, i dyshuari me vendim të Gjykatës është dërguar në paraburgim për 1 muaj.

Si ka ndodh rasti?

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se përveç sulmit seksual në market, 61-vjeçari edhe e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active