Medi
02LAJME

Një nga njerëzit më të vjetër në Mitrovicë, gjyshja e Valdete Idrizit sot feston ditëlindjen e 108

 

Gjyshja e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Valdete Idrizit, sot feston ditëlindjen, shkruan ‘Mitropol’.

Weelnes

Ajo sot ka mbushur plotë 108 vite, gjë e cila e bën të konsiderohet si një ndër personat më të vjetër në qytet.

Idrizi e uroi gjyshen për ditëlindjen e saj duke e emërtuar si gruan më të fortë, më të dashur e më pozitive në botë.

“Sot kemi festë në familjen tonē, feston ditëlidjen super gjyshja jonë, MUZA jonë, Bahtije Idrizi ????!”, shkroi Idrizi.

Postimi i plotë:

Sot kemi festë në familjen tonē, feston ditëlidjen super gjyshja jonë, MUZA jonë, Bahtije Idrizi ????!
Gëzuar 108 vjetori oj zemër bardha jonē. Jemi të bekuar që të kemi o shpirti jonë, gruaja mē e fortë, më e dashur dhe më pozitive në botë.

Rrnofsh e shëndetshme dhe e lumtur edhe për shumë vite, zemra jonë ❤️????????

Koha