Active 2
KOSOVËLAJME

Një nga tre policët që u kidnapuan dje ka probleme me astmën, tjetri ka disa sëmundje kronike

Nëri prej policëve të kidnapuar dje nga forca serbe, ka probleme me astmën, shkruan “Mitropol”.

Veç njërit nga policët, “Mitropol” mëson se probleme me sëmundje kronike ka edhe një polic tjetër i Policisë së Kosovës, si pasojë e moshës së shtyer që ka.

Active

Shqetësime në lidhje me gjendjen e policëve të kidnapuar nga ngritur edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Ai e ka konsideruar si shqetësuese moshën e policëve të kapur dje në veri.

“Njëri prej tyre ka probleme me astmën, me frymëmarrjen. Ne që kemi miqë, që kemi shokë, i ndajmë këto probleme”, ka thënë ai.

Quni ka folur për gjendjen e zyrtarëve policorë. Ai ka thënë se atyre duhet t’u mundësohet pensionimi i parakohshëm.

“Ne para disa kohësh, kemi ngrit në Kuvend pensionimin e parakoshëm të Policisë, që si pasojë e moshës dhe probmeve tjera, nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre dhe duhet të japin llogari nëse nuk i kryejnë detyrat”, ka thënë Quni.

Ai ka përmendur edhe mos-ekzekutimin e pagesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, duke kërkuar vëmendje më të madhe nga qeveria ndaj forcave policore./Mitropol/

Active