Një person nga Mali i Zi dyshohet të ketë kanosur një serbe në veri, ajo pësoi sulm epileptik

Ditën e djeshme një person nga Mali i Zi dyshohet të ketë kanosur një shtetase serbe, shkruan Mitropol.
Ngjarja ka ndodhur në Veri të Mitrovicës.
Siç njoftoi Policia e Kosovës, pas kanosjes, shtetasja serbe ka pësuar sulm epileptik.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.