Market Florenti
02LAJME

Një polic e shkrep armën aksidentalisht në Mitrovicë të Jugut, IPK nis hetimet

Një incident i rëndë ka ndodh në një pompë derivatesh në afërsi të Mitrovicës së Jugut.

Florenti Company

Një polic, siç merr vesh Gazeta Sinjali e ka shkrepur aksidentalisht armën e tij zyrtare.

TEB

Sipas informacioneve të para, plumbi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Siç merret vesh, është dëmtuar vetura e policisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“IPK është e njoftuar nga Policia për një rast shkrepje aksidentale te armës që raportohet të ketë ndodhur sot në një pompë të derivative në afërsi të Mitrovicës së Jugut”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim më prokurorin e rastit.

IPK thotë se veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor.

TEBTEB