
Foto ilustrim Mitropol
Një shtetas i huaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se dje është sulmuar nga një person i panjohur në veri të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Pas sulmit, siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“I dyshuari gjendet në arrati.”, thuhet tutje në raport.







