02LAJME

Një serb nga veriu dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke e qëlluar veten me armë

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në veri, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet sei ka dhënë fund jetës së tij.

Rasti i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit në Zveçan, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 69-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima kishte ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga djali i tij në shtëpinë e tyre, i cili menjëherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës me një armë, e cila u gjet në vendin e ngjarjes, ku ndodhi rasti i rëndë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.