Market Florenti
02LAJME

Një shkollë në Mitrovicë u bëri dhuratë mjekëve një kuti me ushqime për shërbimin e tyre

Në shenjë falënderimi për punën fisnike që bëjnë, punonjësit shëndetësor të Mitrovicës dje pranuan si dhuratë një kuti përplot me gjësende të lehta ushqimore, shkruan Mitropol.

Këtë dhuratë atyre ua dha një shkollë private e cila operon në Mitrovicë.

London

“Kosovo Leadership Academy është mirënjohëse për të gjithë burrat dhe gratë që punojnë shumë për shëndetin e qytetarëve të Mitrovicës. Për të treguar vlerësimin tonë, stafi jonë vendosi ta bëj dhuratë një kuti me ushqime për punëtorët. Faleminderit të gjithë punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor për punën tuaj të palodhur gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Ndryshe, punonjësit shëndetësorë janë ata që për çdo ditë po përballen me pandeminë në vijën e parë të frontit./Mitropol/

Premium Store