Active 2
LAJMESPORT

Një tjetër medalje për Kosovën nga mitrovicasja Laura Fazliu

 

Xhudistja Laura Fazliu ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr, të organizuara nga FISU.

Active

Fazliu është stolisur me medaljen e argjendtë.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë xhudistja kosovare e mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina.

Në çerekfinale ajo triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania, ndërsa në gjysmëfinale mposhti Flavia Favorini nga Italia.

Në ndeshjen finale për medaljen e artë, Laura u përball me Narumi Tanioka nga Japonia. Për shkak të një lëndimi, rrugëtimi i saj u ndërpre në këtë fazë, duke përfunduar garën me medaljen e argjendtë.

“Faleminderit për emocionet që na dhurove dhe që na bën krenarë!”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Active