Medi
KOSOVËLAJME

Njejtë sikurse dikur Gjuriqit, edhe Petkoviqit, Kosova ia ndalon hyrjen në territorin e saj, reagon Serbia

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës, i ka ndaluar hyrjen në Kosovë, Petar Petkoviqit, drejtorit të të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, shkruan Mitropol.

E për këtë çështje Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për arsyen se pse ia ka ndaluar Petkoviqit hyrjen në shtetin e Kosovës.

Market Florenti

“Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit ‘universitetet’ në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Në anën tjetër e ashtuquajtura zyra për Kosovën në qeverin e Serbisë ka reaguar duke theksuar se kjo është hera e tretë që i ndalohet hyrja Petkoviqit në Kosovë, dhe theksuan se kjo çështje do të jetë në tryezën e diskutimit në Bruksel. /Mitropol/

 

Weelnes