KOSOVËLAJME

“Njëra e gjeti të zhveshur në klasë, e tjetra e rrahu”, nëna pretendon se ia dhunuan në shkollë djalin me aftësi të kufizuara

“Njëra e ka rrahur, e tjetra e ka gjetur të zhveshur në klasë. Por përkundër kësaj asnjë masë nuk u morë. Fëmija u traumatizua e prindërit e pashpresë u detyruan ta ndalin atë nga shkolla”.

Kështu i përshkroi Arbnesha Shehu përjetimet e djalit të saj.

Ajo për Insjaderin tregoi se i biri i saj Arbri (emri i ndryshuar nga redaksia) ka lindur me paaftësin për të dëgjuar e folur. Ndaj, ai ishte detyruar që prej klasës së parë deri në të gjashtën t’i vijonte mësimet në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.

Aurora Group

Çifti Shehu fillimisht ishin të kënaqur me trajtimin që i bëhej të birit të tyre në këtë institucion.

Derisa një ditë ai me shumë ngulm fillon të hezitoj për të shkuar atje. Por prindërit nuk e përfillën këtë qëndrim të tij.

Në shkollë prej atij momenti Arbri shoqërohet nga nëna e tij.

Gjatë qëndrimit atje Arbenesha tronditet nga ato që merë vesh.

Asaj i thuhet se ”njëra nga punonjëset e institucionit e ka rrahur fëmijën”, e “ të njëjtin nxënës një ditë tjetër njëra nga infermieret që punon aty e ka gjetur të zhveshur në njërën nga klasat. I vetëm me një nxanës tjetër”.

Sipas saj, ajo iu drejtua drejtorit të shkollës me një ankesë. Pastaj edhe Inspektoriatit të Arsimit. Por, masa nuk u morën. Fajtorët e pretenduar nuk morën dënim. Ata u detyruan ta ndalin fëmijën nga shkolla.

Trokitën derë më derë që të gjendej një zgjidhje. Asnjë rezultat.

Edhe sot e kësaj dite 12- vjeçari nuk mund ta vijojë shkollën.

Premium Store