02KOSOVËLAJME

Njëri nga tre policët e kidnapuar nga serbët u kthye nga pushimi mjekësor në punë, mitrovicasi kishte probleme me astmë

Shemsi Mustafa, njëri nga tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe, ishte në pushim mjekësor përpara situatës së tensionuar në veri. Megjithatë, ai ishte kthyer në punë në mes të pushimit mjekësor, përkundër që ishte i diagnostikuar me astmë dhe po merrte trajtim për të në baza ditore.

Insajderi e ka mësuar një gjë të tillë nga familjarët, të cilët në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se ende nuk janë kontaktuar nga polici Mustafa.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Sipas familjarëve, në rast të mos-marrjes me rregull të trajtimit, gjendja e policit mund të përkeqësohet.

Mediumi ka arritur të sigurojë diganozën e Shemsi Mustafës, vërtetimin mjekësor, testet, ekzaminimin e mushkërive dhe medikamentet e nevojshme për trajtimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Familjarët, më tej, kanë bërë të ditur se janë kontaktuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, zyrë kjo prej së cilës janë njoftuar se ende nuk janë në dijeni për vendndodhjen e Mustafës dhe dy kolegëve të tij, që u kindapuan nga forcat serbe në Tresavë/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.